Shamkhani: Tragjedia e Minas, njollë turpi e përhershme për regjimin Al Saud
(last modified Fri, 23 Sep 2016 17:01:39 GMT )
Shtator 23, 2016 19:01 Europe/Tirane
  • Shamkhani: Tragjedia e Minas, njollë turpi e përhershme për regjimin Al Saud

Kryetari i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit deklaroi se tragjedia e Minas, është njollë turpi e përhershme që kurrë nuk do të hiqet nga duart e regjimit Al Saud.

Admiral Ali Shamkhani, kryetar i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të RII, theksoi se sjellja e sundimtarëve sauditë, mosbashkëpunimi në identifikimin e viktimave dhe moskërkimi i faljes nga familjet e viktimave, e forcon bindjen se sundimtarët sauditë kanë qenë të implikuar në këtë krim mizor. Ai theksoi se heshtja e Perëndimit ndaj krimeve të regjimit Al Saud e ka inkurajuar këtë regjim në vazhdimin e krimeve dhe agresioneve ndaj popujve të rajonit. Më 24 Shtator 2015, mijëra pelegrinë, nga të cilët 464 iranianë, humbën jetën gjatë ritualit të Haxhit në Mina të Arabisë Saudite.

 

Tags