Kryetari i parlamentit të Kenias takohet me ministrin iranian të naftës
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i29161-kryetari_i_parlamentit_të_kenias_takohet_me_ministrin_iranian_të_naftës
Ekzistojnë kushte të mira për zgjerimin e bashkëpunimit mes Iranit dhe Kenias.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 26, 2016 05:54 Europe/Tirane
  • Kryetari i parlamentit të Kenias takohet me ministrin iranian të naftës

Ekzistojnë kushte të mira për zgjerimin e bashkëpunimit mes Iranit dhe Kenias.

Kështu deklaroi Bizhan Namdar Zangane, ministër i naftës i Republikës Islamike të Iranit gjatë takimit që ai pati me Motori Xhastin kryetar i parlamentit të Kenias, i cili ndodhet për një vizitë në Teheran. Me këtë rast ministri iranian i naftës tha; Me krijimin e kushteve për zgjerimin e bashkëpunimit mes Iranit dhe Kenias pas heqjes së sanksioneve, të dy vendet duhet të bashkëpunojnë në sektorë të ndryshëm si nafta dh produktet e saj. Bashkëpunimi me Afrikën është në prioritet të politikave të jashtëm të Republikës Islamike të Iranit tha në fjalën e tij ministri i naftës Zangane i cili shtoi se pas heqjes së sanksioneve është krijuar një hapësirë më e mirë bashkëpunimi dypalësh. Nga ana e tij kryetari i parlamentit të Kenias në takim me ministrin e naftës së Iranit mirëpriti zgjerimin e bashkëpunimeve dypalëshe ee rajonale të Iranit me Kenian. Më herët Xhastin është takuar edhe me kryetarin e parlamentit islamik të Iranit.