Erakçi kritikon vendet që posedojnë armë bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i29233-erakçi_kritikon_vendet_që_posedojnë_armë_bërthamore
Abas Erakçi, zv/ministri i punëve të jashtme të Iranit, në përvjetorin e traktit për shkatërrimin e armëve bërthamore, deklaroi: "Nuk vërehet kurrfarë progresi që është shënuar në shkatërrimin e armëve bërthamore të vendeve që posedojnë ato".
(last modified 2026-03-28T22:46:51+00:00 )
Shtator 27, 2016 07:39 Europe/Tirane
  • Erakçi kritikon vendet që posedojnë armë bërthamore

Abas Erakçi, zv/ministri i punëve të jashtme të Iranit, në përvjetorin e traktit për shkatërrimin e armëve bërthamore, deklaroi: "Nuk vërehet kurrfarë progresi që është shënuar në shkatërrimin e armëve bërthamore të vendeve që posedojnë ato".

Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve njoftoi se se z. Abas Erakçi gjatë fjalimi të tij në ceremoninë e përvjetorit të traktatit për shkatërrimin e armëve bërthamore në Nju Jork, shtoi: "Për fat të keq kërkesat për armë bërthamore gjatë 71 viteve të kaluara jo vetëm që nuk janë reduktuar, por përkundër kësaj gjatë viteve të fundit janë shtuar në masë më të madhe". Zv/ministri i punëve të jashtme të Iranit duke kujtuar vendimin e AP të OKB-s në vitin 2013, tha se qëllimi i organizimit të këtij takimi të nivelit të lartë është shkatërrimi i armëve bërthamore dhe ndalimi ligjor i përdorimit të armëve bërthamore. Të gjithë ne duhet t'i shtojmë përpjekjet tona për të arritur qëllimin e caktuar për çarmatosjen e armëve bërthamor të vendeve që posedojnë armë të tilla. Mënjanimi i kërcënimeve bërthamore me qëllim që të arrihet paqja dhe siguria globale, kërkon veprime efikase të përgjithshme.- shtoi ndër të tjera z. Erakçi.