Irani ka nisur eksportin e naftës në Austri
Ambasadori austriak në Teheran deklaroi se Irani ka filluar eksportin e naftës në Austri.
Friedrich Shtift, ambasador i Austrisë në Teheran, në një takim me guvernatorin e provincës Golestan në veri të Iranit, deklaroi se pas heqjes së sanksioneve, Austria ka filluar blerjen e naftës nga Irani dhe javën e kaluar ka blerë 1 milionë fuçi naftë iraniane. Ai shtoi se Austria dëshiron të blejë produkte të tjera iraniane si safran, pambuk, arra dhe produkte të tjera bujqësore e blegtorale ku provinca Golestan është e famshme për prodhimin e tyre. Ambasadori austriak në Teheran shtoi se së shpejti një bankë austriake do të fillojë aktivitetin e saj në Iran për të përkrahur lidhjet tregtare mes dy vendeve.