Irani dërgon delegacione për ndjekjen ligjore të tragjedisë në Mina
(last modified Tue, 27 Sep 2016 18:20:30 GMT )
Shtator 27, 2016 20:20 Europe/Tirane
  • Irani dërgon delegacione për ndjekjen ligjore të tragjedisë në Mina

Sekretari për çështjet konsullore në Ministrinë e Jashtme të RII deklaroi se kjo ministri ka dërguar disa delegacione në vendet europianë dhe arabe për të ndjekur ligjërisht çështjen e tragjedisë në Mina dhe të drejtat e familjeve të viktimave të kësaj tragjedie.

Hasan Kashkavi, sekretar për çështjet konsullore në Ministrinë e Jashtme të RII, duke theksuar se nuk ka asnjë dyshim për përgjegjësinë e sundimtarëve sauditë në tragjedinë e ndodhur në Mina ku humbën jetën mijëra pelegrinë, shtoi se qeveria iraniane është e vendosur për ndjekjen e kësaj çështje në forumet e drejtësisë ndërkombëtare dhe për këtë qëllim ka dërguar disa delegacione për tu konsultuar mbi ngritjen e një dosje penale ndaj shkaktarëve të kësaj tragjedie. Ai shtoi se në bisedimet me disa avokatë ndërkombëtarë është arritur progres për ndjekjen e çështjes së të drejtave të familjeve të 464 pelegrinëve iranianë që humbën jetën gjatë Haxhit të vitit të kaluar.

 

Tags