Ministri i Jashtëm iranian takohet me kryeministrin turk
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i29383-ministri_i_jashtëm_iranian_takohet_me_kryeministrin_turk
Ministri i Jashtëm i RII në takimin e zhvilluar sot në Ankara me kryeministrin e Turqisë kërkoi zgjerimin e gjithanshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 28, 2016 15:22 Europe/Tirane
  • Ministri i Jashtëm iranian takohet me kryeministrin turk

Ministri i Jashtëm i RII në takimin e zhvilluar sot në Ankara me kryeministrin e Turqisë kërkoi zgjerimin e gjithanshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Muhamed Xhevad Zarif u takua me z. Binali Yildirim, kryeministër i Turqisë, ku theksoi se Irani ka vullnetin politik për zgjerimin e bashkëpunimit me Turqinë në të gjitha fushat. Edhe kryeministri turk theksoi në zgjerimin e marrëdhënieve Teheran-Ankara dhe shtoi se forcimi i marrëdhënieve me një vend fqinj si Irani është prioritet i qeverisë turke. Zarif dhe Yildirim diskutuan edhe mbi çështje të ndryshme rajonale si kriza në Siri.