Ministri i Jashtëm iranian takohet me kryeministrin turk
Shtator 28, 2016 15:22 Europe/Tirane
Ministri i Jashtëm i RII në takimin e zhvilluar sot në Ankara me kryeministrin e Turqisë kërkoi zgjerimin e gjithanshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve.
Muhamed Xhevad Zarif u takua me z. Binali Yildirim, kryeministër i Turqisë, ku theksoi se Irani ka vullnetin politik për zgjerimin e bashkëpunimit me Turqinë në të gjitha fushat. Edhe kryeministri turk theksoi në zgjerimin e marrëdhënieve Teheran-Ankara dhe shtoi se forcimi i marrëdhënieve me një vend fqinj si Irani është prioritet i qeverisë turke. Zarif dhe Yildirim diskutuan edhe mbi çështje të ndryshme rajonale si kriza në Siri.
Tags