Zarif: Irani është boshti i luftës kundër terrorizmit
Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit deklaroi se Irani është vendi kryesor dhe më i rëndësishmi në luftën kundër terrorizmit në rajon.
Agjencia IRNA e lajmeve njoftoi se Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, të shtunën në Teheran theksoi: "Irani është vendi kryesor dhe më i rëndësishmi në luftën kundër terrorizmit në rajon. Irani është një vend i cili ka rezistuar përball presioneve të padrejta gjatë 37 viteve dhe njëkohësisht është vend paqësor, prandaj krijimi i marrëdhënieve me Iranin duhet të jetë krenari për të gjitha vendet". Z. Zarif në vazhdim shtoi se askush nuk cakton kushte për Iranin sepse Irani është një vend i pavarur në rajon. Në lidhje me shkeljen e zotimeve nga ana e Amerikës në zbatimin e marrëveshjes bërthamore, ministri i jashtëm iranian tha se duhet të ushtrohet presion në mënyrë që të reduktohen këto sabotime të Amerikës dhe të realizohen plotësisht të drejtat e popullit iranian.