Bisedë telefonike e presidentëve të Iranit dhe të Venezuelës
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i29965-bisedë_telefonike_e_presidentëve_të_iranit_dhe_të_venezuelës
Presidenti RII në një bisedë telefonike të zhvilluar me presidentin e Venezuelës, kërkoi zbatimin e vendimeve të ekspertëve të OPEC-ut për rritjen e çmimit të naftës në tregun botëror.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Tetor 03, 2016 21:07 Europe/Tirane
  • Bisedë telefonike e presidentëve të Iranit dhe të Venezuelës

Presidenti RII në një bisedë telefonike të zhvilluar me presidentin e Venezuelës, kërkoi zbatimin e vendimeve të ekspertëve të OPEC-ut për rritjen e çmimit të naftës në tregun botëror.

Dr. Hasan Ruhani, president i RII, në këtë bisedë me z. Nikolas Maduro, president i Venezuelës, i cilësoi të rëndësishme vendimet e takimit të ministrave të naftës të vendeve të OPEC-ut në Algjeri dhe shtoi se këto vendime duhet të zbatohen nga të gjithë, me qëllim që të stabilizohet çmimi i naftës në tregun botëror. Duke folur për takimin e ardhshëm të OPEC-ut që do të zhvillohet në nëntor, z. Ruhani tha se për stabilizimin e  çmimit të naftës duhet të zhvillohen bisedime edhe me vendet prodhuese që nuk janë anëtare të OPEC-ut dhe të merren vendime pozitive në interes të vendeve prodhuese dhe konsumatore të naftës. Nga ana e tij, presidenti i Venezuelës, duke theksuar se vendi i tij dëshiron zgjerimin e gjithanshëm të marrëdhënieve me Iranin, shtoi se Venezuela do të bashkëpunojë me Iranin në përpjekjet për stabilizimin e çmimeve të naftës.