Raporti i FMN për përmirësimin e kushteve ekonomike në Iran
(last modified Tue, 04 Oct 2016 10:23:43 GMT )
Tetor 04, 2016 12:23 Europe/Tirane
  • Raporti i FMN për përmirësimin e kushteve ekonomike në Iran

FMN në një raport të tij ka folur për përmirësimin e kushteve ekonomike në Iran, pas zbatimit të marrëveshjes bërthamore.

Sipas parashikimeve të bëra nga FMN, niveli i PBB në Iran gjatë këtij viti dhe vitit tjetër do të rritet me 4.5%. raporti është publikuar pas vizitës së fundit të funksionarëve të FMN në Teheran dhe në të thuhet: Rritja reale e PBB në Iran për vitin 2016-2017 do të jetë 4.5% dhe si rezultat gjendja ekonomike në Iran do të përmirësohet. Në 6 muajt e parë të këtij viti dhe pas heqjes së sanksioneve pas zbatimit të marrëveshjes bërthamore, niveli i PBB në Iran ka hasur rritje të konsiderueshme. Niveli i prodhimi dhe i shitjes së naftës, me shumë shpejtësi është kthyer në nivelin përpara vendosjes së sanksioneve dhe kjo ulu dukshëm ndikimin ekonomik të uljes së çmimit të naftës. Përveç kësaj politikat monetare të viteve të fundit dhe çmimi i përshtatshëm i produkteve ushqimore në nivel ndërkombëtar, ka ndikuar në uljen e inflacionit në Iran.

Tags