Ministri iranian i shëndetësisë viziton Egjiptin
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i30094-ministri_iranian_i_shëndetësisë_viziton_egjiptin
Ministri i shëndetësisë dhe studimeve mjekësore në Iran, në krye të një delegacioni me ekspertë dhe drejtues të ministrisë së shëndetësisë, ka shkuar për një vizitë në Egjipt.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 04, 2016 18:02 Europe/Tirane
  • Ministri iranian i shëndetësisë viziton Egjiptin

Ministri i shëndetësisë dhe studimeve mjekësore në Iran, në krye të një delegacioni me ekspertë dhe drejtues të ministrisë së shëndetësisë, ka shkuar për një vizitë në Egjipt.

Sejed Hasan Gazizade Hashemi, ministër i shëndetësisë së Republikës Islamike të Iranit sot pas vizitës në Turqi, u nis për në Kajro ku do të marrë pjesë në takimin e 63-të të rajonit të Mesdheut lindor të OBSH. Në këtë takim do të diskutohen politikat shëndetësore për rajonin, ruajtja e shëndetit publik, përballja me kërcënimet në fushën e shëndetësisë dhe çështje të tjera. Në aeroportin e Kajros ministri iranian i shëndetësisë është pritur nga funksionarë të lartë të zyrës së rajonit të Mesdheut lindor të OBSH. Në takimin e lartpërmendur marrin pjesë ministra të shëndetësisë dhe përfaqësues nga 22 vende të botës. Përpara vizitës në Kajro, ministri iranian i shëndetësisë në Ankara u takua me Rexhep Akdak ministër i shëndetësisë së Turqisë me të cilin diskutoi për mënyrën e zgjerimit të bashkëpunimit në fushën e shkencës, arsimit dhe mjekësisë. Në këtë takim ministri Hashemi tha se Republika Islamike e Iranit ka kapacitete të shumta për thithjen e investitorëve të huaj në fushën e shkencës, arsimit, shëndetësisë dhe mjekësisë.