Mjetet politike, e vetmja mënyrë për zgjidhjen e krizave të rajonit
Zv/ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit për çështjet juridike dhe ndërkombëtare tha se e vetmja rrugë për zgjidhjen e krizave të rajonit është ndjekja e rrugëzgjidhjeve politike.
Sejed Abas Eragçi, shefi i departamentit për çështjet juridike dhe ndërkombëtare në Ministria e Punëve të Jashtme të Iranit, sot u takua me Sigrid Kag koordinatore e OKB për çështjet e Libanit. Në këtë takim z. Eragçi tha: E vetmja rrugë për zgjidhjen e krizave të rajonit është që faktorët rajonalë dhe ata ndërkombëtarë të arrijnë në një pikë të përbashkët dhe të ndjekin rrugëzgjidhjet politike. Eragçi tha se politika primare e Republikës Islamike të Iranit është mbështetja e stabilitetit, paqes dhe e rendit në Liban dhe shtoi se krizat e rajonit janë të lidhura me njëra tjetrën. Koordinatori special i OKB për çështjet e Libanit duke folur mbi problemet ekzistuese në Liban theksoi mbështetjen e vendeve të rajonit ndaj përpjekjeve të OKB për të ndihmuar grupet libaneze për gjetjen e një rrugëzgjidhjeje politike.