Irani mbështet popullin dhe qeverinë e Irakut
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i30106-irani_mbështet_popullin_dhe_qeverinë_e_irakut
Kryetari i parlamentit islamik të Iranit ka thënë se politika e Republikës Islamike të Iranit rreth Irakut konsiston në mbështetjen e tërësisë territoriale, forcimin e unitetit dhe solidaritet mes grupeve të ndryshme irakiane si sunitët, shiitë dhe kurdët.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 04, 2016 18:02 Europe/Tirane
  • Irani mbështet popullin dhe qeverinë e Irakut

Kryetari i parlamentit islamik të Iranit ka thënë se politika e Republikës Islamike të Iranit rreth Irakut konsiston në mbështetjen e tërësisë territoriale, forcimin e unitetit dhe solidaritet mes grupeve të ndryshme irakiane si sunitët, shiitë dhe kurdët.

Ali Larixhani sot u takua me Mustafa Kazemi kryetar i shërbimit informativ të Irakut, i cili ndodhet për një vizitë në Teheran. Në këta takim krye parlamentari iranian tha se Iraku duke u mbështetur tek uniteti dhe solidariteti i grupeve të brendshme mund të zgjidhë të gjitha problemet ekzistuese. Kryetari i parlamentit islamik të Iranit përmendi rrezikun e ndarjes së vendeve të rajonit mes tyre Irakut dhe tha: Disa prej liderëve perëndimorë janë të mendimit se me ndarjen e vendeve të rajonit do të zgjidhen disa probleme të rajonit në një kohë kur ky mendim është krejtësisht i gabuar dhe me gjithë forcën ekzistuese duhet ruajtur uniteti kombëtar dhe tërësia territoriale e Irakut. Nga ana e tij shefi i shërbimit informativ të Irakut shprehu falënderimet për ndihmat e gjithanshme dhe humanitare të Republikës Islamike të Iranit për qeverinë dhe kombin irakian dhe tha se Iraku çdo ditë e më shumë angazhohet në luftën kundër ISIS dhe shumë shpejt në vend do të kthehet siguria, stabiliteti dhe qetësia. Kazemi tha se roli i klerikëve fetarë të Irakut gjithmonë ka qenë shpëtimtar për popullin irakian dh shtoi se radikalizmi dhe terrorizmi në rajon është një virus i madh i cili mund të eliminohet vetëm me anë të bashkëpunimit të vendeve të rajonit.