Bullgaria kërkon zgjerimin e marrëdhënieve tregtare me Iranin
Tetor 05, 2016 17:28 Europe/Tirane
Hristo Polendakov, ambasadori i Bullgarisë në Teheran, zhvilloi sot një takim me drejtues dhe industrialistë të provincës Qendrore të Iranit në qytetin Arak, ku theksoi se Bullgaria dëshiron zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit tregtar me Iranin.
Ambasadori bullgar tha se larmia e produkteve industriale dhe bujqësore të provincës Qendrore është e pakrahasueshme dhe industria e aluminiumit në Arak është një pikë e fuqishme për zgjerimin e marrëdhënieve tregtare Teheran-Sofje. Polendakov tha se duke pasur parasysh se Bullgaria është vendi më i afërt i BE me Iranin, industrialistët iranianë mund t’a shfrytëzojnë Bullgarinë si një rrugë për arritjen e tregjeve evropiane.
Tags