Bullgaria kërkon zgjerimin e marrëdhënieve tregtare me Iranin
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i30217-bullgaria_kërkon_zgjerimin_e_marrëdhënieve_tregtare_me_iranin
Hristo Polendakov, ambasadori i Bullgarisë në Teheran, zhvilloi sot një takim me drejtues dhe industrialistë të provincës Qendrore të Iranit në qytetin Arak, ku theksoi se Bullgaria dëshiron zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit tregtar me Iranin.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 05, 2016 17:28 Europe/Tirane
  • Bullgaria kërkon zgjerimin e marrëdhënieve tregtare me Iranin

Hristo Polendakov, ambasadori i Bullgarisë në Teheran, zhvilloi sot një takim me drejtues dhe industrialistë të provincës Qendrore të Iranit në qytetin Arak, ku theksoi se Bullgaria dëshiron zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit tregtar me Iranin.

Ambasadori bullgar tha se larmia e produkteve industriale dhe bujqësore të provincës Qendrore është e pakrahasueshme dhe industria e aluminiumit në Arak është një pikë e fuqishme për zgjerimin e marrëdhënieve tregtare Teheran-Sofje. Polendakov tha se duke pasur parasysh se Bullgaria është vendi më i afërt i BE me Iranin, industrialistët iranianë mund t’a shfrytëzojnë Bullgarinë si një rrugë për arritjen e tregjeve evropiane.