Irani dhe Vietnami nënshkruajnë dy dokumente bashkëpunimi
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i30247-irani_dhe_vietnami_nënshkruajnë_dy_dokumente_bashkëpunimi
Republika Islamike e Iranit dhe Vietnami nënshkruan dy dokumente bashkëpunimi për lehtësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 06, 2016 03:49 Europe/Tirane
  • Irani dhe Vietnami nënshkruajnë dy dokumente bashkëpunimi

Republika Islamike e Iranit dhe Vietnami nënshkruan dy dokumente bashkëpunimi për lehtësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Këto dokumente u nënshkruan sot (të enjten) në mëngjes pas përfundimit të negociatave të përbashkëta mes delegacioneve të larta të të dy vendeve të cilat u zhvilluan në Hanoj në prani të z. Hasan Ruhani, presidentit të Iranit dhe z. Tran Dai Quang, presidentit të Vietnamit. Dokumenti i parë i përket marrëveshjes mes Qeverisë së Republikës Islamike të Iranit dhe Qeverisë së Vietnamit në lidhje me anulimin reciprok të regjimit të vizave për personat që posedojnë pasaporta të veçanta dhe u nënshkrua nga ministrat e punëve të jashtme të të dy vendeve. Dokumenti i dytë ishte një memorandum mirëkuptimi i nënshkruar mes Ministrisë së Telekomunikacionit të Republikës Islamike të Iranit dhe Ministrisë së Telekomunikacionit të Vietnamit. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit dhe presidenti i Vietnamit pas ceremonisë së nënshkrimit të këtyre dy dokumenteve për bashkëpunim, morën pjesë në një konferencë të përbashkët. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit do të zhvillojë një takim dhe do të bisedojë edhe me Nguyen Xuan Phuc, kryeministrin e Vietnamit. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit në destinacionin e parë të turneut të tij në vendet e Azisë Juglindore të mërkurën pasdite në krye të një delegacioni politik dhe ekonomik arriti në Hanoj, kryeqytetin e Vietnamit.