Presidenti i RII Hasan Ruhani viziton Malajzinë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i30382-presidenti_i_rii_hasan_ruhani_viziton_malajzinë
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit Hasan Ruhani gjatë turneut të tij diplomatik në vendet e Azisë Juglindore pas vizitës në Vietnam, ka shkuar për një vizitë zyrtare në Malajzi.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 07, 2016 13:52 Europe/Tirane
  • Presidenti i RII Hasan Ruhani viziton Malajzinë

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit Hasan Ruhani gjatë turneut të tij diplomatik në vendet e Azisë Juglindore pas vizitës në Vietnam, ka shkuar për një vizitë zyrtare në Malajzi.

Presidenti iranian pas vizitës zyrtare diplomatike në Vietnam të premten në mëngjes udhëtoi për në Kuala Lumpur, kryeqytetin e Malajzisë, ku do të takohet me zyrtarët e këtij vendi, për të diskutuar në lidhje me çështjet me rëndësi bilaterale. Presidenti iranian në Hanoi ka zhvilluar takime me kryeministrin e Vietnamit, presidentin dhe sekretarit të përgjithshëm të Partisë Komuniste të Vietnamit ku diskutuan në lidhje me  bashkëpunimin bilateral dhe zgjerimin e zgjerimin e lidhjeve ekonomike mes Teheranit dhe Hanoit. Me këtë rast, ata nënshkruan dy marrëveshje ndërqeveritare në fushën e telekomunikacionit dhe teknologjisë së informacionit, si dhe heqjen e kërkesave për viza.