Diplomacia, e vetmja rrugë për zgjidhjen e krizës në Siri
Tetor 08, 2016 19:29 Europe/Tirane
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të RII deklaroi se opsioni i vetëm për zgjidhjen e krizës në Siri është diplomacia dhe dialogu.
Behram Ghasemi, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të RII, duke reaguar ndaj deklaratës së sekretarit të DASH, John Kerry, i cili theksoi mbi opsione jodiplomatike për zgjidhjen e krizës siriane, tha se vrasja e njerëzve të pafajshëm, shpërngulja e miliona njerëzve, shkatërrimi i infrastrukturës së Sirisë gjatë 6 viteve të kaluara, ka dëshmuar se dhuna dhe përkrahja e terrorizmit nuk kanë rezultat në zgjidhjen e krizës siriane. Ghasemi shtoi se padyshim, diplomacia dhe dialogu janë opsioni i vetëm për zgjidhjen e krizës në Siri.
Tags