Kryeministri i Tajlandës pret në mënyrë solemne presidentin iranian
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i30556-kryeministri_i_tajlandës_pret_në_mënyrë_solemne_presidentin_iranian
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit pas arritjes në Bankok, kryeqytetin e Tajlandës, u prit nga kryeministri i Tajlandës në ceremoni zyrtare.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 09, 2016 03:56 Europe/Tirane
  • Kryeministri i Tajlandës pret në mënyrë solemne presidentin iranian

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit pas arritjes në Bankok, kryeqytetin e Tajlandës, u prit nga kryeministri i Tajlandës në ceremoni zyrtare.

Zyra për informim i presidencës së Republikës Islamike të Iranit njoftoi se të dielën (sot) në mëngjes në një ceremoni zyrtare z. Hasan Ruhani, presidenti i Iranit, u prit nga kryeministri i Tajlandës Prayut  Chan-o-cha dhe pas himneve kombëtare, u prezantuan edhe delegacionet e larta të të dy vendeve. Pas përfundimit të kësaj ceremonie, delegacioni i Iranit dhe delegacioni i Tajlandës filluan negociatat e përbashkëta. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit do të marrë pjesë edhe në një drekë të organizuar nga kryeministri i Tajlandës. Z. Hasan Ruhani të shtunën në mbrëmje dhe në destinacionin e fundit të turneut të tij në Azinë Juglindore arriti në Bankok, kryeqytetin e Tajlandës ku do të marrë pjesë edhe në forumin e dialogut për bashkëpunime të Azisë. Presidenti iranian gjatë fjalimit të tij në samitin e dytë të krerëve të forumit për dialog rreth bashkëpunimeve të Azisë (ACD) i cili përbëhet nga 34 vende aziatike, do të paraqesë qëndrimet e Iranit dhe gjatë punimeve të këtij samiti do të takohet edhe me funksionarë të lartë të vendeve të Azisë. Forumi ACD u formua në vitin 2002 me qëllim të bashkëpunimit më të afërt të unionit ekonomik të Evropës dhe Azisë, Këshillit për Bashkëpunim të Gjirit Persik, Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore dhe Unionit të Vendeve të Azisë Juglindore. Zgjerimi i bashkëpunimeve ekonomike dhe zhvillimi dhe progresi i vendeve të Azisë, bashkëpunimet kulturore, në sektorin e turizmit, bujqësisë, ambientet dhe transportit, janë disa nga objektivat e forumit ACD.