Në mbarë Iranin organizohen ceremoni për Tasuan husejniane
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i30754-në_mbarë_iranin_organizohen_ceremoni_për_tasuan_husejniane
Në natën e Tasuas husejniane, i gjithë Irani islamik është zhytur në zi.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Tetor 10, 2016 20:42 Europe/Tirane
  • Në mbarë Iranin organizohen ceremoni për Tasuan husejniane

Në natën e Tasuas husejniane, i gjithë Irani islamik është zhytur në zi.

Dita e nesërme, e martë  9 Muharrem 1438 h.k. që përkon me 11 tetor 2016, është dita e Tasuas husejniane. Zi mbajtësit husejnianë në mbarë Iranin  gjatë natës së sotme dhe gjatë ditës së nesrëme, tubohen në qendrat kryesore  fetare e veçanërisht në qytetet e shenjta Kom deh Mashhad, ku organizojnë ceremoni të ndryshme fetare, duke mbajtur zi për martirizimin e hz. Abas Ali, vëllait të dashur të Imam Husejnit as, imami i tretë i myslimanëve shiitë të botës. Myslimanët shiitë në mbarë botën gjatë Tasuas dhe Ashurasë husejniane, organizojnë ceremoni zie duke shprehur dashurinë dhe besnikërinë e tyre ndaj prijësit të dëshmorëve Imam Husejnit as dhe shokëve të tij besnikë. Me kalimin e shekujve, tragjedia e Qerbelasë dhe martirizimi i Imam Husejnit as dhe i shokëve të tij besnikë, jo vetëm që nuk është harruar dhe nuk ka humbur rëndësinë, por mesazhi i Ashurasë është bërë më i gjerë dhe më aktual se kurrë. Dita e dhjetë e muajit Muharrem, është përvjetori i martirizimit ët Imam Husejnit  as, i cili u martirizua në Qerbela në vitin 61 h.k. Me rastin e Tasuas dhe Ashurasë husejniane, RTV i RII u shpreh ngushëllimet të sinqerta të gjithë myslimanëve dhe njerëzve liridashës e drejtësidashës të botës.