Ruhani: Irani synon qasje në tregjet e Azisë Lindore
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i30778-ruhani_irani_synon_qasje_në_tregjet_e_azisë_lindore
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se qëllimi i Iranit është krijimi i qasjes në tregjet e Azisë Lindore dhe zgjerimi i eksportit në bazë të ekonomisë rezistente.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 11, 2016 04:09 Europe/Tirane
  • Ruhani: Irani synon qasje në tregjet e Azisë Lindore

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se qëllimi i Iranit është krijimi i qasjes në tregjet e Azisë Lindore dhe zgjerimi i eksportit në bazë të ekonomisë rezistente.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, të hënën pas kthimit nga turneu i tij gjashtë ditor në Vietnam, Malajzi dhe Tajlandë, në një prononcim për gazetarë tha se turneu në Azinë Juglindore është zhvilluar në kuadër të shfrytëzimit të atmosferës dhe rasteve të krijuara pas marrëveshjes bërthamore për zhvillimin e ekonomisë, për zgjerimin e eksportit dhe për të krijuar qasje më të madhe në tregjet rajonale dhe ndërkombëtare. Hasan Ruhani në lidhje me pjesëmarrjen e në samitin e krerëve të forumit për bashkëpunime aziatike në Tajlandë, deklaroi se në këtë samit janë diskutuar çështje shumë të mira dhe Irani mund të shfrytëzojë unitetin e vendeve aziatike në atmosferën e ekonomisë rezistente. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit në vazhdim e përshkroi shumë tragjike situatën në Jemen për arsye se një popull i shtypur i cili është në gjendje të vështirë ekonomike, përgjatë gati dy viteve ndodhet nën bombardimin e qeverisë së Arabisë Saudite. Vlen të theksohet se presidenti iranian turneun e tij në Azinë Lindor e ka filluar të mërkurën e kaluar gjatë të cilit ka zhvilluar takime dhe bisedime me funksionarët e lartë të Vietnamit, Malajzisë dhe Tajlandës. Temë kryesore të këtyre takimeve ishte zgjerimi dhe thellimi i marrëdhënieve të Teheranit me këto vende. Z. Hasan Ruhani gjithashtu në Tajlandë ka marrë pjesë në samitin e dytë të krerëve të forumit për dialog rreth bashkëpunimeve të Azisë (ACD) i cili është i formuar nga 34 vende aziatike.