Organizimi i Tasuasë husejniane në Iran
(last modified Tue, 11 Oct 2016 18:08:54 GMT )
Tetor 11, 2016 20:08 Europe/Tirane

Sot me rastin e ditës së Tasuasë husejniane, i gjithë Irani islamik ishte i zhytur në zi.

Dita e sotme, e martë  9 Muharrem 1438 h.k. që përkoi me 11 tetor 2016, ishte dita e Tasuas husejniane. Zi mbajtësit husejnianë në mbarë Iranin  gjatë ditës së sotme u tubuan nëpër qendrat kryesore fetare e veçanërisht në qytetet e shenjta Kom dhe Mashhad, ku organizojnë ceremoni të ndryshme fetare, duke mbajtur zi për martirizimin e Imam Husejnit a.s, imamit të tretë i myslimanëve shiitë të botës dhe shokëve të tij besnikë. Myslimanët shiitë në mbarë botën gjatë Tasuas dhe Ashurasë husejniane, organizojnë ceremoni zie duke shprehur dashurinë dhe besnikërinë e tyre ndaj prijësit të dëshmorëve Imam Husejnit a.s dhe shokëve të tij besnikë. Dita e dhjetë e muajit Muharrem, është përvjetori i martirizimit të Imam Husejnit  as, i cili u martirizua në Qerbela në vitin 61 h.k. Me rastin e Tasuas dhe Ashurasë husejniane, RTV i RII u shpreh ngushëllimet të sinqerta të gjithë myslimanëve dhe njerëzve liridashës e drejtësidashës të botës.

 

Tags