Irani islamik i zhytur në zi
(last modified Wed, 12 Oct 2016 16:17:37 GMT )
Tetor 12, 2016 18:17 Europe/Tirane
  • Irani islamik i zhytur në zi

Në ditën e Ashuras huseinite dhe me rastin e përvjetorit të martirizimit të Imam Huseinit (a.s.), i gjithë Irani Islamik është në zi për martirët e Qerbelas.

Sot (e mërkurë) është dita e dhjetë e muajit Muharram viti 1348 hixhri kameri që përkon me 12 tetor 2016, është dita e Ashuras huseinite. Dita e dhjetë e muajit Muharram është përvjetori i martirizimit të Imam Huseinit (a.s.) që ka ndodhur më 10 Muharram të vitit 61 hixhri kameri në fushën e Qerbelasë. Imam Huseini (a.s.) në ditën e Ashuras në Qerbela në mënyrë të qartë ka theksuar: "Qëllimi i im nga kjo lëvizje është zbulimi i krimeve dhe veprimeve anti-islame të pushtetit të Jezidit dhe zbatimi i drejtësisë përballë padrejtësisë dhe dhunës, si dhe zbatimi i mësimeve të Kur'anit të shenjtë dhe ripërtëritja e Islamit burimor të Hazretit Muhamed s.a.v.s.". Populli mysliman i Iranit në ditët e muajit Muharram dhe sidomos në natën dhe ditën e Tasuas dhe Ashuras huseinite marrin pjesë në ceremonitë e zimbajtjes për martirët e Qerbelasë që organizohen në vendet fetare në të gjithë qytetet e Iranit, sidomos në Mashhad dhe Kum. Me këtë rast edhe Radio Televizioni i Republikës Islamike të Iranit shpreh ngushëllime për të gjithë myslimanët dhe dashamirësit  e Ehli Bejtit (a.s.).

 

Tags