Irani reagon ndaj sulmeve terroriste në Afganistan
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i31003-irani_reagon_ndaj_sulmeve_terroriste_në_afganistan
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit dënoi sulmin terrorist kundër ceremonive të zimbajtjes huseinite në qytetet e Afganistanit.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Tetor 13, 2016 07:37 Europe/Tirane
  • Irani reagon ndaj sulmeve terroriste në Afganistan

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit dënoi sulmin terrorist kundër ceremonive të zimbajtjes huseinite në qytetet e Afganistanit.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Bahram Ghasemi, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, duke dënuar sulmin terroristë kundër ceremonive të zimbajtjes së muajit Muharram në qytetet Kabol dhe Balkh të Afganistanit, deklaroi se vrasja e njerëzve të pafajshëm gjatë ceremonive të zimbajtjes në Afganistan tregon diskriminimin dhe armiqësinë e pambaruar të terroristëve dhe përkrahësve të tyre ndaj unitetit të umetit islam. Duke shprehur solidaritet me popullin dhe Qeverinë e Afganistanit dhe me familjarët e viktimave të këtyre sulmeve terroriste, z. Ghasami theksoi: "Të gjithë akterët rajonal dhe ndërkombëtar janë përgjegjës për tu përballur seriozisht dhe në mënyrë reale me fenomenin e rrezikshëm të terrorizmit". Vlen të theksohet se nga shpërthimi që ndodhi të mërkurën pranë portës së xhamisë së myslimanëve shiitë gjatë ceremonisë së zimbajtjes së Ashuras në Balkh në veri të Afganistanit, janë vrarë dhe plagosur me dhjetëra civilë afganë. Në sulmin e të martës në mbrëmje që ndodhi në perëndim të Kabulit, kryeqytetit të Afganistanit, gjithashtu janë vrarë të paktën 18 persona. Grupet terroriste ISIS dhe Al Kaida dy muaj më parë kanë kërcënuar myslimanët shiitë të Afganistanit se do të kryejnë sulme kundër tyre.