Tetor 13, 2016 17:59 Europe/Tirane
  • Irani thekson në dialogun ndërfetar që synon vendosjen e paqes në botë

Ministri i kulturës dhe udhëzimeve islame të Iranit, ka theksuar Republika Islamike e Iranit synon dialogun me fetë dhe kulturat tjera me qëllim të institucionalizimit të paqes, tolerancës dhe respektit të ndërsjellë.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, Ali Xhanati, ministri i kulturës dhe udhëzimeve islame të Iranit,  të enjten në Samitin e ministrave të Konferencës botërore të kulturës në Bali të Indonezisë, tha se qeveria e Republika Islamike e Iranit thekson për dialog mes civilizimeve duke u mbështetur në kulturën e lashtë të popullit iranian. Xhanati diversitetin kulturor e konsideron pasuri të madhe që mund të jap një kontribut konstruktiv për pasurimin e trashëgimisë kulturore të botës dhe të hap perspektivat e bashkëpunimit të përbashkët mes popujve në formën e dialogut ndërmjet kulturave. Ministri i kulturës dhe udhëzimeve islame të Iranit, po ashtu ka se Samiti i Balit mund të ndikojë në përdorimin e kapaciteteve ekzistuese të disa institucioneve kulturore ndërkombëtare për të arritur qëllimet e bashkëpunimit dhe dialogut midis civilizimeve dhe kulturave të ndryshme të botës.

 

Tags