Pozita e Iranit në tregun botëror të gazit
Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare të Energjisë në Iran deklaroi se Republika Islamike e Iranit është garantues i sigurt i gazit dhe një prej akterëve kryesor të gazit në tregun botëror.
Agjencia e lajmeve ShANA njoftoi se Husein Iranmanash, kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare të Energjisë në Iran, gjatë fjalimit të tij në kongresin botëror të energjisë në Stamboll, theksoi: "Republika Islamike e Iranit nuk mund të hiqet nga tregu botëror i gazit, për arsye se potencialet teknike dhe teknologjike të Iranit në zhvillimin e fushave të gazit janë të qarta për të gjithë. Sfera e energjisë në përgjithësi duhet të ketë rezistencë të madhe përball ndryshime në mënyrë që të mundësohet një fushë e kërkesave të energjisë në botë me ndryshime sa më të vogla. Në tregun botëror të energjisë duhet të krijohen kushte të tilla që të krijohet një stabilitet nga aspekti financiar dhe fizik dhe kjo është një çështje e cila është inspiruar nga koncepti i ekonomisë rezistente të Iranit".