Zarif uron sekretarin e përgjithshëm të ri të OKB
Ministri i punëve të jashtme të Iranit me anë të një mesazhi ka uruar Antonio Guteres për zgjedhjen e tij në postin e sekretarin të përgjithshëm të OKB.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Muhamed Xhavad Zarif të enjten me anë të një mesazhi të dërguar në zyrën e Antonio Guteres, sekretarit të ri të përgjithshëm të OKB, ka uruar zgjedhjen e tij në këtë funksion. Zarif në këtë mesazh ka thënë se Guteres ishte kandidati më i kualifikuar për tu zgjedhur në krye të OKB. Ministri i jashtëm iranian gjithashtu në këtë mesazh ka kërkuar që OKB të luftojë më seriozit kundër ekstremizmit dhe të luajë një rol më efikas në gjetjen e rrugëzgjidhjeve paqësore për krizën në Siri dhe Jemen duke u bazuar në vullnetin e popujve të këtyre vendeve.