Zarif uron sekretarin e përgjithshëm të ri të OKB
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i31126-zarif_uron_sekretarin_e_përgjithshëm_të_ri_të_okb
Ministri i punëve të jashtme të Iranit me anë të një mesazhi ka uruar Antonio Guteres për zgjedhjen e tij në postin e sekretarin të përgjithshëm të OKB.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Tetor 14, 2016 04:22 Europe/Tirane
  • Zarif uron sekretarin e përgjithshëm të ri të OKB

Ministri i punëve të jashtme të Iranit me anë të një mesazhi ka uruar Antonio Guteres për zgjedhjen e tij në postin e sekretarin të përgjithshëm të OKB.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Muhamed Xhavad Zarif të enjten me anë të një mesazhi të dërguar në zyrën e Antonio Guteres, sekretarit të ri të përgjithshëm të OKB, ka uruar zgjedhjen e tij në këtë funksion. Zarif në këtë mesazh ka thënë se Guteres ishte kandidati më i kualifikuar për tu zgjedhur në krye të OKB. Ministri i jashtëm iranian gjithashtu në këtë mesazh ka kërkuar që OKB të luftojë më seriozit kundër ekstremizmit dhe të luajë një rol më efikas në gjetjen e rrugëzgjidhjeve paqësore për krizën në Siri dhe Jemen duke u bazuar në vullnetin e popujve të këtyre vendeve.