Irani merr pjesë në takimin ndërkombëtar për Sirinë
Sekretari për çështje arabe dhe afrikane në Ministrinë e Punëve të Jashtme njoftoi se Muhamed Xhavad Zarif, ministri i jashtëm i RII, do të marrë pjesë në takimin ndërkombëtar për Sirinë që do të zhvillohet në Lozanë të Zvicrës.
Husein Xhaberi Ansari, sekretari për çështje arabe dhe afrikane në Ministrinë e Punëve të Jashtme, deklaroi: "Takimi ndërkombëtar në lidhje me Sirisë zhvillohet të shtunën në Lozanë të Zvicrës me pjesëmarrjen e ministrave të punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit, Rusisë, Amerikës, Turqisë, Arabisë Saudite, Irakut, Egjiptit dhe Katarit". Ndërkohë edhe Bahram Ghasemi, zv/ministri i punëve të jashtme të Iranit, ka konfirmuar pjesëmarrjen e z. Muhamed Xhavad Zarif, ministrit të punëve të jashtme të Iranit, në takimin ndërkombëtar në Lozanë të Zvicrës në lidhje me krizën në Siri. Para kësaj, z. Zarif gjatë bisedave telefonike me Sergei Lavrov, ministrin e punëve të jashtme të Rusisë dhe me Federika Mogherinin, shefen e diplomacisë evropiane, ka paraqitur qëndrimet parimore të Republikës Islamike të Iranit përball sulmeve të gjithanshme të terrorizmit dhe ka theksuar vendosjen e armëpushimit të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm, si dhe gjetjen e rrugëzgjidhjes politike gjithëpërfshirëse për krizën në Siri.