Takimi i ministrave të jashtëm të Iranit dhe Irakut
Tetor 15, 2016 17:38 Europe/Tirane
Ministrat e jashtëm të RII dhe të Irakut, u takuan në Lozanë të Zvicrës, ku diskutuan çështje të marrëdhënieve dypalëshe si dhe zhvillimet më të fundit në Irak dhe në rajon.
Z. Mohamed Xhevad Zarif në takim me homologun e tij irakian Ibrahim Xhaferi, në kuadër të takimit ndërkombëtar për Sirinë në Lozanë të Zvicrës, shprehu edhe njëherë përkrahjen e fuqishme të Iranit për Irakun në luftën kundër terrorizmit dhe i uroi sukses qeverisë, ushtrisë dhe popullit irakian në operacionin vendimtar për çlirimin e qytetit Mosul nga pushtimi i terroristëve të ISIS.
Tags