Irani dënon shpërthimin terrorist në Irak
Zëdhënësi i Ministrisë së jashtme të Iranit dënoi ashpër sulmin terrorist në verilindje të Bagdadit ku u vranë dhe u plagosën dhjetëra zimbajtës huseinianë.
Behram Kasemi, zëdhënësi i Ministrisë së jashtme të Iranit, duke shprehur solidaritetin me qeverinë dhe popullin irakian si dhe me viktimat e këtij sulmi terrorist, theksoi nevojën e forcimit të bashkëpunimit mes Iranit dhe Irakut në luftën kundër grupeve terroriste e takfiriste. Si pasojë e një sulmi me bombë të ndërmarrë në kryeqytetin e Irakut, Bagdad, të paktën 55 persona kanë humbur jetën, teksa numri i të plagosurve e ka kaluar shifrën 60. Në bazë të dëshmive paraprake, mësohet se shpërthimi është orkestruar nga një kamikaz, i cili e aktivizoi lëndën shpërthyese gjatë kohës që një grup i madh besimtarësh myslimanë shiitë që po kryenin ceremonie zie. Ndërkohë, në fjalën e tyre mjekët e kanë lënë të hapur mundësinë e rritjes së bilancit të viktimave.