Irani dhe Bregu i Fildishtë zgjerojnë bashkëpunimin
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i31489-irani_dhe_bregu_i_fildishtë_zgjerojnë_bashkëpunimin
Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit dhe ministri i punëve të jashtme të Bregut të Fildishtë kanë biseduar për zgjerimin e marrëdhënieve të gjithanshme mes të dy vendeve dhe rreth rrugëve për të luftuar kundër terrorizmit në Lindjen e Mesme dhe në Afrikë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 17, 2016 03:28 Europe/Tirane
  • Irani dhe Bregu i Fildishtë zgjerojnë bashkëpunimin

Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit dhe ministri i punëve të jashtme të Bregut të Fildishtë kanë biseduar për zgjerimin e marrëdhënieve të gjithanshme mes të dy vendeve dhe rreth rrugëve për të luftuar kundër terrorizmit në Lindjen e Mesme dhe në Afrikë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, të dielën në takim me Abdullah Mabari, ministri i punëve të jashtme të Bregut të Fildishtë i cili po qëndron për një vizitë në Teheran, vuri në dukje fushat e shumta për bashkëpunim mes të dy vendeve dhe deklaroi: "Lufta kundër terrorizmit në të menduar, ide dhe në shkëmbimin e eksperiencave vepruese dhe shkencore e arsimore në këtë drejtim, është një prej fushave konkrete të bashkëpunimit të Iranit dhe Bregut të Fildishtë". Ministri i punëve të jashtme të Iranit gjithashtu kërkoi edhe zgjerimin e bashkëpunimit të Iranit dhe Bregut të Fildishtë në arenën ndërkombëtare dhe në luftën e përbashkët kundër trafikimit të lëndëve narkotike. Nga ana e tij, Abdullah Mabari, ministri i punëve të jashtme të Bregut të Fildishtë, në këtë takim deklaroi se Irani është një fuqi e madhe sidomos në sferat politike dhe ekonomike. Ai u shpreh optimist që në tre muajt e parë të vitit 2017 të organizohet komisioni i përbashkët i Iranit dhe Bregut të Fildishtë në Abixhan, kryeqytetin e Bregut të Fildishtë. Mabari gjithashtu theksoi se Irani mund të bëhet partner kyç i Bregut të Fildishtë në fushën e energjisë, ndërsa të dy vendet gjithashtu mund të zgjerojnë bashkëpunimet edhe në fushat shkencore arsimore, bankare, bujqësore, në fushën e të drejtave të njeriut, në luftën kundër terrorizmit, në luftën kundër trafikimit të lëndëve narkotike etj..