Irani mirëpret vendosjen e armëpushimit në Jemen
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit kërkoi përpjekjet e të gjitha palëve të përfshirë në konfliktin e Jemenit për vazhdimin e armëpushimit dhe për t'i dhënë fund luftës së parezultat në këtë vend.
Bahram Ghasemi, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit të martën ka mirëpritur deklaratën e të dërguarit special të OKB për çështjen e Jemenit për vendosjen e armëpushimit 72 orësh në Jemen dhe u shpreh optimist që të gjitha palët e përfshira në konfliktin e Jemenit dhe sidomos Arabia Saudite, do ta respektojnë armëpushimin dhe do të lejojnë dërgimin e ndihmave humanitare pa kurrfarë pengese për popullin e shtypur dhe të pambrojtur të Jemenit, sidomos për të plagosurit e luftës në këtë vend. Sipas zyrës informative të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, Bahram Ghasemi gjithashtu i ka përshkruar tepër kritike dhe të vështira të rrethanat dhe kushtet humanitare në Jemen. Vlen të theksohet se Ismail Ould Shejkh Ahmed, i dërguari special i OKB për çështjen e Jemenit, të hënë me anë të një deklarate, deklaroi se partitë dhe grupet jemenase kanë dhënë garanci për fillimin e armëpushimit 72 orësh në këtë vend.