Irani dënon sulmin e avionëve të koalicionit kundër zimbajtëse në Kirkuk
Bahram Ghasemi, zëdhënësi i Ministrisë së punëve të Jashtme të Iranit, dënoi ashpër sulmin e avionëve luftarakë të koalicionit kundër një ceremonie të zimbajtësve në Kirkuk të Irakut.
Në sulmin ajror që u krye ditën e premte nga koalicioni i ashtuquajtur kundër ISIS i drejtuar nga Amerika kundër një xhamie në rajonin Dakuk në jug të Kirkukit, janë vrarë të paktën 20 persona në mesin e tyre disa gra dhe fëmijë dhe janë plagosur 45 persona të tjerë që disa prej tyre janë në gjendje kritike shëndetësore. Faqja informative Pars Today njofton se zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit e konsideroi të dyshimtë këtë sulm i cili ka shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e dhjetëra personave të pafajshëm në Irak dhe kërkoi kryerjen e hetimeve për të zbardhur shkaqet e kësaj tragjedie si dhe dhënien e përgjegjësisë nga autorët e këtij sulmi. Bahram Ghasemi me këtë rast shprehu ngushëllime për qeverinë dhe popullin irakian dhe për familjarët e viktimave. Ghasemi në vazhdim theksoi: "Sulmi kundër civilëve të pafajshëm në ceremoninë mortore nuk mund të pranohet me kurrfarë preteksti dhe populli i përvuajtur i Irakut nuk duhet të sulmohen nga njëra anë nga terroristët dhe nga ana tjetër të bombardohen nga forcat e huaja me pretendime dhe pretekst të luftës kundër terroristëve në Irak.