Izetbegoviç: Bosnja dhe Hercegovina gjithmonë vlerëson mbështetjen e Iranit
Kryetari i Këshillit Presidencial të Bosnjës dhe Hercegovinës ka vlerësuar mbështetjet e pakursyeshme të Republikës Islamike të Iranit ndaj Bosnjës dhe Hercegovinës dhe theksoi: "Bosnjë dhe Hercegovina gjithmonë do të vlerësojë dhe do ta falënderojë Republikën Islamike të Iranit për mbështetjen ndaj popullit boshnjak".
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Bakir Izetbegoviç, kryetari i Këshillit Presidencial të Bosnjës dhe Hercegovinës, të premten në takim me Mahmud Hejdari, ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Sarajevë, u shpreh i kënaqur me ftesën e z. Hasan Ruhani, presidentit të Iranit, i cili e ka ftuar atë për një vizitë në Teheran dhe deklaroi: "Shpresoj që kjo vizitë do të luajë një rol konstruktiv në zgjerimin e marrëdhënieve mes të dy vendeve". Kryetari i Këshillit Presidencial të Bosnjës dhe Hercegovinës e vlerësoi shumë të matur vendimin e Republikës Islamike të Iranit për zhvillimin e negociatave dhe arritjen e marrëveshjes bërthamore me vendet e Grupit 5+1 dhe shtoi: "Me mënjanimin e disa pengesave të mbetura, Bosnja dhe Hercegovina pret që marrëdhëniet ekonomike mes të dy vendeve të zgjerohen më shumë se në të kaluarën". Nga ana e tij, Mhamud Hejdar, ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Sarajevë, në këtë takim deklaroi: "Vizita e ardhshme e Kryetarit të Këshillit Presidencial të Bosnjës dhe Hercegovinës në Iran do të konsiderohet kthesë e madhe në marrëdhëniet mes të dy vendeve në të gjitha nivelet politike, ekonomike dhe kulturore".