Ruhani: Qeveria iraniane në shërbim të popullit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i32119-ruhani_qeveria_iraniane_në_shërbim_të_popullit
Me rastin e ditës kombëtare të fshatrave dhe nomadëve,  presidenti i Republikës Islamike të Iranit tha se u duhet dhënë fund zënkave fëmijërore dhe shtoi se mediat duhet të heqin dorë nga gënjeshtrat, akuzat, përçarjet dhe ndasitë e panevojshme mes grupeve të ndryshme.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 22, 2016 09:02 Europe/Tirane
  • Ruhani: Qeveria iraniane në shërbim të popullit

Me rastin e ditës kombëtare të fshatrave dhe nomadëve,  presidenti i Republikës Islamike të Iranit tha se u duhet dhënë fund zënkave fëmijërore dhe shtoi se mediat duhet të heqin dorë nga gënjeshtrat, akuzat, përçarjet dhe ndasitë e panevojshme mes grupeve të ndryshme.

Hasan Ruhani foli mbi ndryshimet e fundit në kabinetin qeveritar dhe tha se në rrugën e shërbimit për popullin në disa raste është e nevojshme stabilizimi i posteve dhe në disa raste kryerja e reformave dhe ndryshimeve. Në një pjesë tjetër të fjalës së tij presidenti iranian tha se fshati ka sinqeritet, nder, trimëri, rezistencë, ndjenjë nacionalizmi dhe mbrojtje dhe shtoi se banorët e fshatrave përbëjnë bazën dhe rrënjët kryesore të jetës sociale. Presidenti Ruhani e cilësoi të gabuar mendimin se kushtet për jetesë në fshatra ndryshojnë shumë me kushtet në qytet dhe se në qytet në krahasim me fshatin ka më shumë mundësi zhvillimi shkencor, teknologjik dhe kulturor, punësimi, të ardhurash apo kushte të tjera që mund të nxisin banorët e fshatrave që të imigrojnë nëpër qytete.