Zarif: Armëpushimi në Siri është gjithnjë prioritet i Iranit
Ministri i punëve të jashtme të Iranit deklaroi se armëpushimi dhe dërgimi i ndihmave humanitare, gjithnjë kanë qenë prej prioriteteve kryesore të Iranit në lidhje me krizën në Siri dhe në këtë drejtim Teherani është i gatshëm për çfarëdo bashkëpunimi.
Z. Muhamed Xhavad Zarif të hënën në takim me Kristo Stilianids, komisioneri i BE për ndihma humanitare dhe për administrimin e krizave, gjithashtu ka theksuar se duhet t'i kushtohet vëmendje të madhe edhe krizës dhe gjendjes kritike njerëzore në Jemen. Nga ana e tij Kristo Stilianids, komisioneri i BE për ndihma humanitare dhe për administrimin e krizave, në këtë takim vlerësoi kontributin e Republikës Islamike të Iranit në strehimin e refugjatëve afganë dhe rolin e saj në dërgimin e ndihmave humanitare në Siri. Ai gjithashtu shtoi se Irani luan një rol të rëndësishëm në rajonin e Lindjes së Mesme dhe në botë. Sipas këtij burimi, Zarif dhe Kristo në këtë takim gjithashtu kanë diskutuar në lidhje me gjendjen e refugjatëve afganë në Iran dhe për nevojën e dërgimit të ndihmave humanitare për vendet e tjera.