Garda Revolucionare e Iranit forca më e fuqishme në rajon
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i32767-garda_revolucionare_e_iranit_forca_më_e_fuqishme_në_rajon
Komandanti i përgjithshëm i Gardës Revolucionare të Iranit (Sepah), ka thënë: Sot në rajonin e Gjirit Persik, Sepahu është një ndër forcat me më përvojë dhe më e fuqishme.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 26, 2016 12:45 Europe/Tirane
  • Garda Revolucionare e Iranit forca më e fuqishme në rajon

Komandanti i përgjithshëm i Gardës Revolucionare të Iranit (Sepah), ka thënë: Sot në rajonin e Gjirit Persik, Sepahu është një ndër forcat me më përvojë dhe më e fuqishme.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA,  gjeneral brigade Mohamed Ali Xhaferi, sot në ceremoninë e hapjes së trajnimit të parë të studentëve të forcave detare në Teheran, ka thënë: Për shkak të ndjeshmërisë së lartë të rajonit të Gjirit Persik, forcat e Sepahut janë detyruar që çdo herë të jenë në gatishmëri të lartë ndaj çdo kërcënimi. Forcat detare të Sepahut u themeluan gjatë kohës së luftës dhe në fushën e betejës me Amerikën dhe ishin aktive edhe pas periudhës së mbrojtjes së shenjtë në fushën e betejës detare në Gjirin Persik dhe në ngushticën e Hormuzit. Gjeneral Xhafari duke thënë se parimi kryesor i Revolucionit Islamik është përballja me hegjemoninë dhe arrogancën globale, ka deklaruar: Deri më sot, të gjitha planet e armiqve të Republikës Islamike të Iranit janë prishur. Ai më tej ka shtuar: Aftësitë që sot posedojnë forcat e Sepahut nuk mund të krahasohen me periudhën e mbrojtjes së shenjtë dhe me sigurinë më të lartë mund të themi se aftësitë e sotme janë dhjetë herë më të fuqishme në krahasim me vitin e fundit të luftës.