BE i interesuar për zgjerimin e marrëdhënieve me Iranin
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i32770-be_i_interesuar_për_zgjerimin_e_marrëdhënieve_me_iranin
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, dr. Hasan Ruhani, ka thënë se Bashkimi Evropian është i gatshëm për të zgjeruar marrëdhëniet me Iranin, veçanërisht pas arritjes së marrëveshjes bërthamore mes Teheranit dhe 6 fuqive botërore.
(last modified 2026-04-21T17:45:03+00:00 )
Tetor 26, 2016 12:46 Europe/Tirane
  • BE i interesuar për zgjerimin e marrëdhënieve me Iranin

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, dr. Hasan Ruhani, ka thënë se Bashkimi Evropian është i gatshëm për të zgjeruar marrëdhëniet me Iranin, veçanërisht pas arritjes së marrëveshjes bërthamore mes Teheranit dhe 6 fuqive botërore.

z. Hasan Ruhani i bëri këto komente në Teheran të mërkurën gjatë një konference të përbashkët për shtyp me presidentin e Finlandës Sauli Niinisto, i cili po qëndron në Iran në krye të një delegacioni të përbërë nga biznesmenë dhe zyrtarë të lartë të Finlandës. "Gjatë diskutimeve të sotme, kemi folur në lidhje me kapacitetin e marrëdhënieve midis Iranit dhe BE, sidomos pas nënshkrimit të marrëveshjes bërthamore si dhe mbi gatishmërinë e BE për zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike, shkencore dhe teknologjike me Republikën Islamike të Iranit", deklaroi presidenti i RII, dr. Hasan Ruhani.  Plani Gjithëpërfshirës i Përbashkët i Veprimit u firmos mes Teheranit dhe G 5+1 më 14 korrik 2015. Marrëveshja, e cila hyri në fuqi në janar, i dha fund dekadave të sanksioneve ekonomike kundër Iranit në shkëmbim të kufizimeve për programin e tij bërthamor. Nga ana e tij, presidenti finlandez ka thënë se të dy vendet kanë kapacitetet e nevojshme për bashkëpunim në fushat me interes të përbashkët, sidomos në sektorin e energjisë, teknologjisë dhe pastrimit të pyjeve. Sauli Niinisto po ashtu ka thënë se lufta kundër terrorizmit dhe ekstremizmit në LM kërkon bashkëpunim global. Presidenti i Finlandës në lidhje me praninë e një numri të madh të refugjatëve në Iran, ka thënë: "Bashkëpunimi në mes të BE dhe Iranit në këtë fushë është shumë i rëndësishëm. Vlen të theksohet se, të hënën, Ministria e jashtme e Iranit tha se një delegacion iranian i përbërë nga zv/ministrat e jashtëm do të zhvillojë bisedime të përgjithshme me zyrtarët e BE-së në Bruksel në muajin dhjetor, duke thënë se bisedimet do të mbulojnë një sërë çështjesh.