Lideri suprem i revolucionit islamik pret presidentin e Finlandës
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i32812-lideri_suprem_i_revolucionit_islamik_pret_presidentin_e_finlandës
Lideri suprem i revolucionit islamik deklaroi se Amerika dhe disa shtete të tjera i trajtojnë çështjet vetëm në kuadrin e interesave të tyre dhe nuk mendojnë për zhdukjen e fenomenit të terrorizmit në Irak dhe në Siri.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 26, 2016 16:13 Europe/Tirane
  • Lideri suprem i revolucionit islamik pret presidentin e Finlandës

Lideri suprem i revolucionit islamik deklaroi se Amerika dhe disa shtete të tjera i trajtojnë çështjet vetëm në kuadrin e interesave të tyre dhe nuk mendojnë për zhdukjen e fenomenit të terrorizmit në Irak dhe në Siri.

Ajetollah Khamenei priti sot presidentin e Finlandës z. Sauli Ninisto dhe delegacionin që e shoqëron. Në këtë takim, Lideri suprem i revolucionit islamik duke theksuar se fenomeni i terrorizmit ka shkaktuar plagë të rënda për njerëzimin, shtoi se masakrimi i njerëzve të pafajshëm nga regjimi i Arabisë Saudite është lloji më i keq i terrorizmit dhe nënvizoi:” Lufta kundër terrorizmit ka nevojë për vullnetin serioz të të gjithë atyre që kanë ndikim në qendrat ndërkombëtare të pushtetit dhe njerëzit e ndershëm e të fuqishëm të botës duhet të mendojnë e të përpiqen për zhdukjen e terrorizmit.” Ai kritikoi qëndrimet e sekretarit të përgjithshëm të OKB dhe shtoi:” Sekretari i përgjithshëm i OKB deklaron hapur se për shkak se kjo organizatë është e varur nga paratë e Arabisë Saudite, nuk mund të dënojë masakrimin e fëmijëve jemenas nga regjimi saudit. Kjo dëshmon qartë për nivelin e dobët moral të politikanëve ndërkombëtarë dhe shpresojmë që sekretari i ri i përgjithshëm i OKB do të mund të mbrojë pozitën e pavarur të kësaj organizate.” Në vazhdim të fjalës së tij, Lideri suprem i revolucionit islamik theksoi se qëndrimi i RII përsa i përket krizës siriane është i logjikshëm dhe bazohet në përkrahjen e popullit dhe qeverisë legjitime të Sirisë dhe shtoi: ”Amerika dhe disa shtete këmbëngulin në ndryshimin e qeverisë në Siri, ndërsa nuk paraqesin asnjë opsion bindës për të ardhmen e këtij vendi. Ne jemi të mendimit se duhet të qartësohen se cilët ishin nxitësit e krizës në Siri dhe cilët janë faktorët luftënxitës në këtë vend.” Ajetollah Khamenei mirëpriti zgjerimin e marrëdhënieve mes Iranit dhe Finlandës dhe kërkoi që marrëveshjet ekonomike dhe tregtare mes dy vendeve të realizohen sa më shpejt. Nga ana e tij, presidenti i Finlandës shprehu kënaqësinë për takimet e zhvilluara në Teheran  dhe duke përkrahur pikëpamjet e Ajetollah Khamenei në lidhje me terrorizmin, theksoi: ”OKB dhe shtetet e botës nuk kanë qenë të suksesshme në luftën kundër terrorizmit.” Z. Sauli Ninisto duke folur për pozitën dhe ndikimin e Iranit në rajon dhe rolin e madh në luftën kundër terrorizmit, shtoi:” Irani ka bërë përpjekje të mëdha në luftën kundër terrorizmit dhe me siguri do të vazhdojë përpjekjet në këtë drejtim.”