Presidenti i Finlandës takohet me kryetarin e Parlamentit Islamik të Iranit
Kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit deklaroi se roli i Bashkimit Evropian dhe i Finlandës është i rëndësishëm për të ndihmuar zgjidhjen e krizës politike në Siri dhe për luftën kundër terrorizmit.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Ali Larixhani, Kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit, të mërkurën pasdite në takime me Sauli Ninisto, presidentin e Finlandës, deklaroi se politika e Teheranit për zgjidhjen e krizave të fundit në Lindjen e Mesme si në Siri, bazohet në rrugëzgjidhjen politike dhe shtoi se BE mund të ndihmojë në zgjidhjen e krizës politike në Siri. Disa akterë të jashtëm dhe mbështetësit e grupeve terroriste në rajon po ndjekin një politik të gabuar për zgjidhjen e krizës në Siri. Kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit në vazhdim tha se zgjerimi i grupeve terroriste në rajon është një rrezik serioz për të gjithë vendet e botës dhe për fat të keq ndërhyrja ushtarake e disa vendeve të huaja në çështjet rajonale dhe trajtimi i dyanshëm i terrorizmit është bërë shkak për zhvillimin më të madh të terrorizmit në rajon. Përveç kësaj edhe mendimet ekstremiste dhe të devijuara të vehabizmit janë faktorë kryesor për zgjerimin e terrorizmit në rajon sëbashku me politikat e regjimit sionist të cilat gjithnjë kanë forcuar grupet terroriste. Larixhani në fund e vlerësoi si hap shumë pozitiv nënshkrimin e dokumenteve mes Iranit dhe Finlandës dhe tha se zbatimi i tyre është një rast shumë me rëndësi në ngritjen e nivelit të marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve mes të dy vendeve në sfera të ndryshëm. Nga ana e tij presidenti i Finlandës në këtë takim u shpreh i kënaqur me vizitën e tij në Iran dhe theksoi zgjerimin e bashkëpunimeve bilaterale me dy vendeve. Ai ndër të tjera deklaroi: "Ekzistojnë shumë potenciale në të dy vendet për zgjerimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve bilaterale". Ai në vazhdim shprehu keqardhje për sulmet terroriste në Afganistan, Irak, Siri dhe Libi dhe shtoi se është e nevojshme të arrihet një rrugëzgjidhje politike urgjente për t'i dhënë fund luftës, vrasjes dhe gjakderdhjeve në Lindjen e Mesme.