Erakçi: Sionistët përbëjnë terrorizmin më të madh në botë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i32914-erakçi_sionistët_përbëjnë_terrorizmin_më_të_madh_në_botë
Zv/ministri i punëve të jashtme të Iranit deklaroi se sionistët janë terroristët më të mëdhenj në botë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 27, 2016 12:37 Europe/Tirane
  • Erakçi: Sionistët përbëjnë terrorizmin më të madh në botë

Zv/ministri i punëve të jashtme të Iranit deklaroi se sionistët janë terroristët më të mëdhenj në botë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Sejed Abas Erakçi, zv/ministri i punëve të jashtme të Iranit, sot në një ceremoni të përurimit të librit "Terrorizmi dhe sfera virtuale në Lindjen e Mesme", deklaroi se sionistët janë terroristët më të mëdha të cilët për shumë vite kanë kryer dhe po kryejnë krime kundër popullit të pambrojtur të Palestinës dhe po sulmojnë vazhdimisht popullin palestinez. Sejed Abas Erakçi shtoi se rëndësinë e çështjes së terrorizmit askush nuk e kupton më mirë se populli iranian sepse Irani është një prej viktimave më të mëdha të terrorizmit. Erakçi gjithashtu tha se krimet e Arabisë Saudite në Jemen dhe vrasje e popullit të pafajshëm jemenas është një veprim terrorist. Terrorizmi modern në fillim e u paraqit nga organizata Al Kaida, ndërsa tani është paraqitur terrorizmi postmodern nga grupi terrorist ISIS sepse ISIS nga aspekti i të menduarit është shumë i prapambetur, mirëpo nga aspekti i shfrytëzimit të mjeteve moderne, është shumë i përparuar.