Perspektiva e marrëdhënieve Iran-Ukrainë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i33157-perspektiva_e_marrëdhënieve_iran_ukrainë
Perspektiva e marrëdhënieve mes Iranit dhe Ukrainës, janë pozitive.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 29, 2016 09:28 Europe/Tirane
  • Perspektiva e marrëdhënieve Iran-Ukrainë

Perspektiva e marrëdhënieve mes Iranit dhe Ukrainës, janë pozitive.

Kështu deklaroi Ibrahim Rahimpur shefi i departamentit për Azinë dhe Oqeaninë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Iranit pas takimi që ai pati me Ana Gupako kryetare e komitetit për marrëdhëniet me jashtë në parlamentin e Ukrainës. Rahimpur shtoi se me masat e ndërmarra nga deputetët e parlamentit të Ukrainës dhe Iranit pritet zgjerim i bashkëpunimit bilateral në energji, bujqësi, transport dhe turizëm. Nga ana e saj kryetarja e komitetit për marrëdhëniet me jashtë në parlamentin e Ukrainës mirëpriti zgjerimin e marrëdhënieve me Iranin dhe forcimin e bashkëpunimit bilateral. Ajo gjithashtu vuri në dukje se parlamenti i Ukrainës është i gatshëm për shkëmbimin e delegacioneve parlamentare me qëllim zgjerimin e marrëdhënieve me Teheranin.