Zarif: Duhet të ndiqet përkushtimi për rrugëzgjidhjen politike në Siri
Ministri i punëve të jashtme të Iranit deklaroi se qëndrimet e Teheranit në lidhje me krizën e Sirisë përfshinë nevojën për luftën kundër terrorizmit dhe mënyrën e arritjes së një rrugëzgjidhje për krizën politike të Sirisë.
Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit në një intervistë me agjencinë shtetërore iraniane të lajmeve vuri në dukje vizitën e Federika Mogherini, shefes së diplomacisë evropiane në Teheran dhe deklaroi se vizita e znj. Mogherini në Iran është zhvilluar me qëllim të shkëmbimit të mendimeve në lidhje me zhvillimet në Siri për tu dhënë fund luftimeve në këtë vend. Zarif shtoi se qëndrimet e Iranit në lidhje me nevojën e luftës kundër terrorizmit dhe mënyrës së arritjes së një rrugëzgjidhje politike që është respektimi i vullnetit të popullit sirian, janë shpjeguar për shefen e diplomacisë evropiane. Zarif gjithashtu tha se znj. Mogherini në takim me z. Hasan Ruhani, presidentin e Republikës Islamike të Iranit, ka biseduar edhe në lidhje me zbatimin e marrëveshjes bërthamore dhe rreth përpjekjeve të Evropës për zbatimin më të mirë të kësaj marrëveshje. Ministri i jashtëm i Iranit me këtë rast vuri në dukje politikat e gabuara të Evropës dhe tha se të gjitha vendet e botës duhet ta luftojnë terrorizmin pa kurrfarë parakushti.