Amano: Irani respekton zotimet e marrëveshjes bërthamore me Grupin 5+1
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i33301-amano_irani_respekton_zotimet_e_marrëveshjes_bërthamore_me_grupin_5_1
Drejtori i përgjithshëm i ANEA në një intervistë me një gazetë franceze përsëri ka theksuar se Iranit respekton zbatimet në kuadër të marrëveshjes bërthamore të nënshkruar me Grupin 5+1.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 30, 2016 10:02 Europe/Tirane
  • Amano: Irani respekton zotimet e marrëveshjes bërthamore me Grupin 5+1

Drejtori i përgjithshëm i ANEA në një intervistë me një gazetë franceze përsëri ka theksuar se Iranit respekton zbatimet në kuadër të marrëveshjes bërthamore të nënshkruar me Grupin 5+1.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Jokia Amano, drejtori i përgjithshëm i ANEA, në një intervistë me gazetën franceze "Le Mound", ka bërë të ditur se Irani po respekton të gjitha zotimet e tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore të nënshkruar me vendet anëtare të Grupit 5+1 dhe deklaroi se Iranit sipas kësaj marrëveshje ka kufizuar rezervat e duhura për prodhimin e armëve bërthamore. Amano ka konfirmuar të dhënat e raportit sekret të ANEA të cilat pohojnë se Irani ka ruajtur rezervat e tij të uraniumit në nivelin e caktuar në marrëveshjen bërthamore me fuqitë botërore dhe gjatë këtij procesi nuk është bërë kurrfarë shkelje nga ana e Teheranit zyrtar. Drejtori i përgjithshëm i ANEA-s shtoi: "Përveç kësaj çështje, unë mund të konfirmoj gjithashtu se Irani respekton zotimet e tij dhe iranianët po zbatojnë të gjithë atë çfarë kanë premtuar për bashkësinë ndërkombëtare".