Kryetarët e parlamenteve të Iranit dhe Qipros kërkon zgjerim bashkëpunimi bilateral
Kryearti i parlamentit islamik të Iranit dhe kryetari i parlamentit të Qipros kanë kërkuar zgjerimin e bashkëpunimeve dypalëshe për vendosjen e paqes dhe stabilitetit në rajon.
Ali Larixhani kryetar i parlamentit islamik të Iranit në konferencën e përbashkët për shtyp me Dimitri Siluaris kryetar i parlamentit të Qipros i cili ndodhet për një vizitë në Teheran, tha: të dy vendet gjithmonë kanë pasur marrëdhëniet dhe lidhje të mira në fusha të ndryshme. Larixhani foli mbi çështjen e terrorizmit dhe domosdoshmërinë e përballjes me këtë fenomen dhe tha se kjo është një nga këndvështrimet e përbashkëta të Republikës Islamike të Iranit dhe Qipros dhe tha: Irani është i gatshëm për të zgjeruar marrëdhëniet ekonomike, kulturore dhe bankare me Qipron. Nga ana e tij kryetari i parlamentit të Qipros tha: Në bashkëbisedimet me kryeparlamentarin iranian janë diskutuar rrugët e zgjerimit të marrëdhënieve të Iranit me BE dhe shtimin e nivelit të shkëmbimeve ekonomike dhe kulturore mes dy vendeve. Kryetari i parlamentit të Qipros vuri në dukje se opsioni i përdorimit të forcës ushtarake dhe aktet terroriste nuk mund të vendosin paqen dhe stabilitetin në rajon dhe tha: Irani dhe Qipro duke zgjeruar marrëdhëniet bilaterale mund të luajnë rol me ndikim në vendosjen e rendit, qetësisë dhe paqes në rajon. Vlen të theksohet se kryetari i parlamentit të Qipros ndodhet në Teheran që prej ditës së dielë.