Irani mirëpret zgjedhjen e presidentit të Libanit
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ka mirëpritur zgjedhjen e presidentit të Libanit Michael Aun.
Bahram Ghasemi, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, të hënën, marrëveshjen e partive dhe grupeve politike të Libanit për zgjedhjen e Michael Aun për president të këtij vendi, e vlerësoi si një hap të rëndësishëm për institucionalizimin e demokracisë dhe për vazhdimin e stabilitetit në këtë vend. Bahram Ghasemi në lidhje me këtë deklaroi se ky veprim ka rëndësi të madhe në rrethanat aktuale në rajonin e Lindjes së Mesme dhe shtoi se më në fund partitë dhe grupet e ndryshme politike të Libanit dhe deputetët e zgjedhur të popullit libanez pas dy vite e gjysmë të negociatave të gjera arritën në një marrëveshje të rëndësishme në lidhje me zgjedhjen e presidentit të Libanit.