Kryetari i Parlamentit të Qipros takohet me ministrin e jashtëm të Iranit
Ministri i punëve të jashtme të Iranit dhe kryetari i Parlamentit të Qipros kanë theksuar zgjerimin e marrëdhënieve bilaterale mes të dy vendeve në fusha të ndryshme, sidomos në fushat ekonomike dhe politike.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, të hënën në takim me Dimitris Silveris, kryetarin e Parlamentit të Qipros i cili po qëndron për një vizitë në Teheran, vuri në dukje marrëdhëniet dhe bashkëpunimet bilaterale në sferat tregtare, politike, kulturore dhe shkencore dhe u shpreh optimist se këto bashkëpunime do të zgjerohen edhe më shumë mes të dy vendeve. Nga ana e tij, Dimitris Silveris, kryetari i Parlamentit të Qipros në takim me Muhamed Xhavad Zarif, mirëpriti zgjerimin e bashkëpunimeve mes të dy vendeve në fusha të ndryshme dhe deklaroi: "Qipro gjithashtu e konsideron Iranin si një vend mik dhe është i gatshëm për zhvillimin e kontakteve dhe bashkëpunimeve më të gjera për zgjerimin e marrëdhënieve bilaterale dhe të bashkëpunimit në nivel ndërkombëtar".