Irani mirëpret zgjerimin e marrëdhënieve me Qipron
Presidenti i RII dr. Hasan Ruhani të martën në takim me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Qipros Demetris Syllouris, përshëndeti zgjerimin e marrëdhënieve mes Iranit dhe Qipros.
Presidenti iranian z. Hasan Ruhani tha se Republika Islamike e Iranit gëzon kapacitete të gjera dhe aftësi për bashkëpunim ekonomik dhe se zgjerimi i bashkëpunimit dhe i marrëdhënieve mes Iranit dhe Qipros do të shërbente për të forcuar lidhjet e Lindjes së Mesme me shtetet evropiane dhe afrikane. Ruhani tha se të dy vendet do të zhvillojnë bashkëpunimin në fushën e turizmit. Presidenti iranian bëri thirrje për zgjerimin e bashkëpunimit parlamentar dhe të kontakteve mes Iranit dhe Qipros për të zhvilluar miqësinë dhe shkëmbimet kulturore. Duke marrë parasysh sfondin e mirë dhe pozitiv në marrëdhëniet e ndërsjella, Ruhani tha se nuk ka asnjë pengesë në rrugën e forcimin të marrëdhënieve dhe të bashkëpunimit. Ruhani fajësoi ndërhyrjet huaja në rajon, duke shtuar se këto ndërhyrje kanë për qëllim për të përfituar nga boshllëqet në rajon. Nga ana e tij, Demetris Syllouris tha se zgjerimi i lidhjeve ekonomike, tregtare dhe i bashkëpunimit kulturor midis Iranit dhe Qipros shërben për të zhvilluar stabilitetin dhe sigurinë në rajon dhe se Qiproja është e gatshme për të nxitur në mënyrë të vendosur bashkëpunimin dhe marrëdhëniet me Iranin. Ai e përshkroi Iranin si një vend të madh, të civilizuar dhe historik, duke bërë thirrje për zgjerimin e bashkëpunimit kulturor dhe lehtësimin e marrëdhënieve tregtare dhe bashkëpunimin e sektorit privat mes dyja vendeve.