Greqia kundërshton shtyrjen e sanksioneve të Evropës kundër bankës Saderat të Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i33673-greqia_kundërshton_shtyrjen_e_sanksioneve_të_evropës_kundër_bankës_saderat_të_iranit
Greqia ka kundërshtuar vendimin e Evropës për të shtyrë sanksionet kundër bankës Saderat të Iranit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 02, 2016 07:41 Europe/Tirane
  • Greqia kundërshton shtyrjen e sanksioneve të Evropës kundër bankës Saderat të Iranit

Greqia ka kundërshtuar vendimin e Evropës për të shtyrë sanksionet kundër bankës Saderat të Iranit.

Sipas një artikulli të Wall Street Journal, Athina muajt e kaluar me gjithë presionet e Amerikës dhe të disa vendeve evropiane ka kundërshtuar planin e BE për të shtyrë sanksionet kundër bankës Saderat të Iranit. Autoritet e larta të qeverisë së kryeministrit Aleksis Tsipras kanë marrë vendim që të kundërshtojnë fuqishëm rivendosjen e sanksioneve kundër bankës iraniane Saderat. Kjo është hera e parë pas nënshkrimit të marrëveshjes bërthamore, që një qeveri evropiane shkel sanksionet e mbetura të BE kundër Iranit. Vitin e kaluar Xhek Lu, sekretari amerikan i thesarit ka paralajmëruar se çdo institucion, kompani apo organ që vendos lidhje me bankën Saderat të Iranit, mund të gjobitet nga sistemi financiar i Amerikës. Në vitin 2007 departamenti amerikan i thesarit me pretendime boshe ka akuzuar bankës Saderat për mbështetje ndaj terrorizmit. Ndërkohë Irani ka hedhur poshtë çdo pretendim për gjoja ndërhyrjen e kësaj banke në plotësimin e burimeve financiare për terrorizmin.